Skandali i lëshimit të pasaportave të rreme për kriminelët në Shkup, jepet një dënim me burg dhe dy me kusht

Skandali i lëshimit të pasaportave të rreme për kriminelët në Shkup, jepet një dënim me burg dhe dy me kusht

12:24, 11/06/2021
A+ Aa A-

Gjykata Penale sot ka shqiptuar një dënim me burg dhe dy dënime me kusht për rastin “Sozia”, respektivisht për skandalin me lëshimin e pasaportave të rreme për kriminelët nga rajoni.

Faruk Buki është dënuar me tre vjet burg, ndërsa Vesna Kolevska dhe Branisllava Vlladiqevska morën dënim me kusht për një vit raporton Alsat M.

Më herët tetë persona e pranuan fajin për këtë rast. Në tërësi 11 persona u akuzuan në këtë çështje.

Ata lëshuan 215 pasaporta false, ndërsa pasaportë maqedonase me identitet të vjedhur kanë fituar anëtarët e grupeve kriminale dhe anëtarë të narko karteleve, si dhe personat e kërkuar nga Interpoli. Sipas MPB-së, një pasaportë e rreme ka kushtuar 20 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco