Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Deklarata tronditëse e kryeministrit malazez: Kam informacione se ishte përgatitur arrestimi im

Deklarata tronditëse e kryeministrit malazez: Kam informacione se ishte përgatitur arrestimi im

11:39, 11/06/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç njoftoi se ka marrë informacione se po përgatitej arrstimi i tij dhe se çdo gjë e kishte dëgjuar, pasi ishte kthyer nga Beogradi.

Krivokapiç zhvilloi në Serbi një takim me Patriarkun Porfirio. Siç tha ai për median TV Vijesti, arrestimi i tij ishte duke u përgatitur për shkak të “tradhtisë kombëtare” dhe për shkak të nënshkrimit të një Marrëveshje Themelore antikushtetuese.

Kur u pyet se kush do ta arrestojë, kreu i qeverisë malazeze u shpreh se ktë gjë do ta bënte prokurori special i shtetit Milivoje Katniç. I pyetur për këtë çështje, kryeprokurori special Katniç ka deklaruar se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me planin e pretenduar për të arrestuar kryeministrin e Malit të Zi.

“Unë nuk e di se çfarë po bënte kryeministri në Patriarkanë, as nuk isha i informuar se ai kishte në plan të kryente krimin e tradhtisë kombëtare, dhe as nuk kisha në plan ta arrestoja atë”, tha Katniç.

Katniç tha se kryeministri malazez i shkaktoi atij dëme të paçmueshme si profesionist, kur e akuzoi për përgatitjen e arrestimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco