Faruk Fatih Özer i lidhur me shtetin?! Del fotoja me kryediplomatin, ministri Çavu?o?lu justifikohet: Se njoh fare

Faruk Fatih Özer i lidhur me shtetin?! Del fotoja me kryediplomatin, ministri Çavu?o?lu justifikohet: Se njoh fare

17:00, 10/06/2021
A+ Aa A-

ANKARA– Një foto e publikuar në rrjete sociale dhe që më pas është marrë nga mediat turke ka trazuar edhe njëherë rehatinë e një prej “të besuarve” të presidentit Recep Tajip Erdogan. Supermashtruesit Faruk Fatih Özer i është publikuar një foto, ku shfaqet në takim me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavu?o?lu.

Ish-deputeti Feyzi ??ba?aran nxorri foton dhe krahas saj shkruante: Çfarë rastësie është kjo? Z. Ministër, mijëra investitorë të vegjël kanë humbur paratë e tyre. Ju lutem jepni dorëheqjen!

Menjëherë kryediplomati është justifikuar duke shpjeguar edhe prapaskenat e fotos së bërë me supermashtruesin, që dyshohet se fshihet në Shqipëri.

“Unë nuk e njoh Faruk Fatih Özer, themeluesin e Thodex. Fotografia që qarkullon në mediat sociale u mor gjatë vizitës që më bëri djali i Saffet Sancakl?, Mert, më 26 Dhjetor 2019,”-shkruan ai. Ndërkohë Policia ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e 27-vjeçarit por nuk ka gjetur asnjë të dhënë apo material që mund ta përdorin kundër tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco