VIDEO/ Persona të panjohur ekzekutuan ish boksierin, dyshohet vrasës me pagesë

VIDEO/ Persona të panjohur ekzekutuan ish boksierin, dyshohet vrasës me pagesë

08:08, 16/05/2021
A+ Aa A-

Një vrasje me gjak të ftohtë ndodhi mbrëmjen e së shtunës vonë në Metamorfosi. Sipas informacionit të parë, rreth orës 23:30 të së Shtunës, persona të panjohur qëlluan një burrë jashtë një restoranti sufllaqesh  në Rrugën 3-5 Ifigenias.

Viktima 58-vjeçar ishte jashtë dyqanit në Rrugën 3-5 Ifigenias kur iu afrua një motor me dy persona të panjohur,  me skafandra, një i bardhë dhe një i zi. Pasagjeri hapi zjarr ndaj tij, duke qëlluar me tre plumba duke rezultuar në vdekjen e burrit dhe u larguan në drejtim të paditur.

Sipas informacionit paraprak viktima, i cili ishte një boksier veteran i AEK-ut, mori tre plumba në gjoks dhe lart në qafë, duke mbetur kështu i vdekur në vend.  Forca të shumta policie, oficerë nga ekipi i DIAS dhe një skuadër vrasjesh u ndodhën menjëhere  në vendin e ngjarjes,  rrethuan zonën. ndërsa  janë  duke u zhvilluar kërkimet për të gjetur autorët. Dyshimet e para janë se vrasja është kryer nga persona me pagesë.

https://www.tanea.gr/2021/05/16/greece/astynomika/metamorfosi-ektelesan-en-psyxro-enan-andra/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco