Maqedoni e Veriut/ 13 viktima dhe 112 të infektuar me Covid

Maqedoni e Veriut/ 13 viktima dhe 112 të infektuar me Covid

20:00, 15/05/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë shënuar numër rekord i personave të shëruar nga COVID-19.

Nga 4196 persona të testuar, 112 kanë rezultuar pozitiv, ose 2,7% nga numri i përgjithshëm i testeve.

Numri i viktimave është 13, ndërkaq Shkupi kryeson si për nga numri i të prekurve ashtu dhe për nga fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë njoftoni se situata në spitale dhe qendrat Covid është e qëndrueshme dhe se shumica e klinikave po i rikthehen normalitetit.

Për shkak të rënies së dukshme të numrit të të prekurve spitalet i kanë mbyllur një pjesë të kapaciteteve të dedikuara për pacientët me Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco