Greqi/ Rreth 2 mijë raste të reja dhe 43 viktima nga Covid

Greqi/ Rreth 2 mijë raste të reja dhe 43 viktima nga Covid

17:17, 15/05/2021
A+ Aa A-

Në Greqi janë shënuar 1957 raste të reja me Covid dhe 43 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet e reja ranë nën 1000 në Atikë ku u konfirmuan pozitivë 886 persona, ndërsa në Athinë kanë rezultuar pozitivë 293 persona.

Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 11,365.

Aktualisht numri i pacientëve në intubim në spitalet greke ka shkuar në 661, ku 62.5% janë burra. Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco