FOTO/ Moti i keq godet Greqinë. Stuhia e fortë dhe breshëri  pushtojnë Argostolin

FOTO/ Moti i keq godet Greqinë. Stuhia e fortë dhe breshëri pushtojnë Argostolin

15:24, 15/05/2021
A+ Aa A-

Një stuhi e fortë goditi Argostolin sot, si dhe zonën më të gjerë të Kefalonia, e cila u shoqërua me breshër të fortë.

Sipas të dhënave të stacionit, shirat e mëdha goditën zonën. Konkretisht, në Argostoli u regjistruan 30.7 ton ujë për hektarë, në Palliki 24.7 dhe në Faraklata 27.2 ton për gjysmë ore.

Duhet theksuar se në Faraklata intensiteti i shiut arriti në 236 tonë në orë.

Avioni  Sky Express po mbërrinte në ishull nga Athina në kohën e stuhisë, si rezultat i së cilës avionit iu desh të kthehej në aeroportin e El. Venizelou.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco