Greqi, Aviacioni civil ndalon shtetasit jo të BE-së deri më 26 maj, por përjashton shumë shtete

Greqi, Aviacioni civil ndalon shtetasit jo të BE-së deri më 26 maj, por përjashton shumë shtete

11:41, 15/05/2021
A+ Aa A-

Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë  të premten tha se shtetasve të vendeve të treta nuk do t’u lejohet hyrja në Greqi nga 14 maji deri në orën 6 të mëngjesit të 24 majit, por përjashtoi 21 vende jo të BE-së nga rregulli.

Aviacioni grek tha që banorët e përhershëm të Bashkimit Evropian dhe të zonës Shengen përjashtohen nga kjo ndalesë ashtu si dhe qytetarë nga Australia, Maqedonia e Veriut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Izraeli, Kanadaja, Bjellorusia, Bahreini, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Katari, Kina, Kuvajti, Ukraina, Ruanda, Rusia, Arabia Saudite, Singapori, Serbia dhe Tajlanda.

Të gjithë personat që mbërrijnë në Greqi nga vendet e mësipërme duhet ose të kenë një çertifikatë (në anglisht) të lëshuar nga autoriteti përkatës në vendin e tyre të nisjes se ata kanë përfunduar vaksinimin të paktën 14 ditë para mbërritjes ose të kenë një rezultat negativ në një test PCR për Covid -19 të kryera në 72 orët e fundit para mbërritjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco