E qëlluan me 80 plumba, motra bën postimin prekës për biznesmenin shqiptar që u vra në Shkup: Të kisha …

E qëlluan me 80 plumba, motra bën postimin prekës për biznesmenin shqiptar që u vra në Shkup: Të kisha …

10:14, 14/05/2021
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar 24 orë nga vrasja e rëndë e biznesmenit shqiptar Kamer Idrizi, ende nuk ka asnjë person të ndaluar në Shkup. Motra e të ndjerit ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ku thotë se Kamerin e kishte pikën e saj të dobët, ndërkohë që pak kohë më parë kishte humbur dhe vëllanë tjetër, Enverin.

“Ndjej dhimbje te madhe humba personin qe e kisha pik te dobet qe e kishte aromen e babit tim Zoti na takoft ne Xhenet o shpirti i shpirtit tim. Shkove te vllau yt Enveri qe te deshti me shum se veten”, shkruan ajo.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve. Në drejtim të automjetit të 43-vjeçarit janë qitur më shumë se 80 plumba. Në makinë me të ka qenë edhe nipi i tij 22-vjeçar i cili ka marrë 6 plumba dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Kamer Idrizi kishte qenë në qendër të mediave vendase në vitin 2019 kur disa persona të maskuar qëlluan në drejtim të tij në një hotel në Shkup, ndërkohë që ende nuk ka një pistë kryesore për hetimet për këtë vrasje të rëndë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco