Krimi në Athinë: 'Unë kurrë nuk do ta harroj imazhin e foshnjës me nënën e vdekur'

Krimi në Athinë: 'Unë kurrë nuk do ta harroj imazhin e foshnjës me nënën e vdekur'

10:03, 14/05/2021
A+ Aa A-

Athinë – Polici grek që hyri në shtëpi i pari në Glyka Nera deklaron se është ende i tronditur, ndërsa imazhi që pa në skenën e krimit nuk do t’i largohet kurrë nga mendja.

"Unë u shkatërrova psikologjikisht kur pashë vajzën e vogël ulur mbi mamanë e saj të vdekur" ishin fjalët e policit që pa skenën e krimit në Glyka Nera.

Polici deklaron se është i tronditur, ndërsa imazhi që pa nuk do t’i largohet kurrë nga mendja.

Edhe pse ai ka qenë në organet e rendit për 20 vjet me radhë, është me përvojë të madhe dhe disa herë iu është dashur të ndërhyjë, ai kurrë nuk është ndjerë njëlloj.

Kur hyri në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera, polici pa qenin e çiftit të varur në shkallë, ndërsa në papafingo ai pa së pari pilotin 32-vjeçar të lidhur në dysheme dhe në krevati, Caroline e vdekur me vajzën 11-muajshe në shpinë .

Polici dhe kolegët e tij u sinjalizuan që të shkonin në shtëpinë e familjes sa më shpejt të ishte e mundur, pas telefonatës së bërë nga 33-vjeçari, i cili tha i tronditur që grabitësit kishin hyrë në shtëpinë e tij dhe se gruaja e tij ishte pa ndjenja.

Sipas informacioneve të sigurta, polici i ndërhyrjes së shpejtë që është shfaqur në atë përqafim me foshnjen e Caroline hyri në shtëpi me kolegët e tij dhe u ngjit në papafingo të shtëpisë.

Image

Për të mos humbur kohë, policia hyri në shtëpi nga dritarja që ishte thyer nga kriminelët.

Në papafingo, policia pa 20-vjeçaren e vdekur në shtratin dopio të dhomës, ndërsa foshnja (11 muajshe) ishte me nënën e vet. 

Sipas informacionit, foshnja nuk po qante në atë kohë, ajo thjesht përpiqej ta kapte mamanë e saj.

Në të njëjtën dhomë ishte edhe i ati i foshnjes, piloti 33-vjeçar, i cili ishte ende i lidhur me litarë. 

Pranë tij ishte telefoni celular me të cilin ai thirri "100". Ai më vonë i shpjegoi policisë se mori në telefon duke shtypur butonat me hundën e tij.

ImageImageImageImageImage

LAJME TE NDERLIDHURA:

Vrasja makabre në Athinë, Policia: Vrasësi ishte i shkurtër, dy të tjerët të gjatë të hollë, greqishtja jo e pastër

Greqi, 300 mijë euro shpërblim për zbulimin e grabitësve që mbytën nënën pranë foshnjes

Greqi: Videoja e fundit tronditëse e nënës që luante me beben, para se të torturohej për vdekje nga hajdutët

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco