Greqi: Videoja e fundit tronditëse e nënës që luante me beben, para se të torturohej për vdekje nga hajdutët

Greqi: Videoja e fundit tronditëse e nënës që luante me beben, para se të torturohej për vdekje nga hajdutët

10:56, 12/05/2021
A+ Aa A-

Athinë - Pamjet që të thyeejnë zemrën tregojnë një mami të re duke luajtur me foshnjën e saj disa javë para se ajo të mbytej për vdekje para fëmijës nga grabitësit.

Një bandë burrash të armatosur e torturuan 20-vjeçaren Caroline Crouch të martën në mëngjes duke e detyruar atë të zbulonte se ku mbaheshin 30,000 paund dhe bizhuteri në shtëpinë e saj në Athinë.

Burri i saj Charalambos Anagnostopulos, 32 vjeç, një pilot helikopteri, mbijetoi pasi ai u lidh në një karrige dhe iu zunë sytë me shirit ngjitës në shtëpinë në periferi të Glyka Nera të qytetit.

 

 

Në videon e saj të fundit në Instagram, Caroline shihet duke mbajtur dhe puthur vajzën e saj të vogël në plazh.

Javë më vonë, tre grabitës hynë me forcë në shtëpinë dykatëshe të familjes në 4.30 të mëngjesit pasi thyen një kamera regjistruese CCTV dhe e varën qenin e familjes nga zinxhiri i vet.

Sipas faqes së lajmeve Ta Nea, një kriminel i katërt vëzhgonte jashtë shtëpisë ndërsa tre të tjerët gjetën çiftin duke fjetur me fëmijën e tyre në një dhomë gjumi në papafingo.

Grabitësit thuhet se mbajtën një armë në kokën e vajzës 11-muajshe në një përpjekje të fëlliqur për të bërë nënën të zbulonte se ku mbaheshin paratë.

Caroline u lidh në shtrat duke përdorur një bluzë dhe u mbyt për vdekje nga banda e shthurur për të ndaluar bërtitjet e saj për foshnjën.

Disa raporte kontradiktore thonë se burri Charalambos u gjet duke fjetur në një dhomë tjetër nga vrasësit.

Sipas The Times, i cili foli me një oficer të lartë të policisë, piloti u përpoq të luftonte me bandën përpara se të lidhej me një karrige.

Sapo njerëzit e armatosur u larguan, Charalambos arriti të lirohej për të gjetur vajzën e tij të vogël duke qarë pranë trupit të pajetë të nënës së saj, thonë raportet.

Një hetues tha: "Gruaja duket se është mbytur nga grabitësit në përpjekjen që bënë për të gjetur bizhuteritë dhe paratë që çifti mund të ketë pasur në shtëpinë e tyre.

"Ne jemi duke pritur për raportin e mjekut ligjor për të vërtetuar nëse kishte ndonjë lloj sulmi tjetër."

Faqja lokale Proto Thema raporton se burri i dëshpëruar i tha policisë për momentin kur u sulmua nga tre burrat.

Ai tha: "Ishte më pak se pesë. Unë pashë tre burra me kapuç. Njëri ishte i gjatë. Ata bërtitën dhe kërcënuan me një  greqishte jo të pastër.

"Ata më lidhën në një karrige dhe pastaj shkuan tek gruaja ime."

I njëjti raport citon pilotin të ketë thënë policisë se ai ishte duke fjetur në katin e poshtëm gjatë ndërhyrjes. "Kur arrita të lirohem i lirë, nxitova lart në papafingo për të gjetur gruan time në dysheme me fytyrë poshtë, dhe foshnjën pranë saj duke qarë," thuhet se u tha ai policëve.

Charalambos thirri policinë rreth orës 6 të mëngjesit.

Qeveria Greke ka lëshuar një shpërblim prej 258,000 paund për informacionin që çon në arrestimin e burrave, raporton The Dawn.

Policia tha se duket se grabitësit ishin me përvojë dhe ka të ngjarë e ndiqnin çiftin prej kohësh para bastisjes.

Gangsterët thuhet se hynë në shtëpi përmes një dritareje në bodrum para se të vrisnin qenin e familjes në katin e parë.

Kur ata u larguan nga shtëpia, ata e lanë qenin e ngordhur të varur në një gardh jashtë shtëpisë.

Oficerët po kontrollojnë kamerat për të parë se si banda u largua dhe nëse ishin në zonë para bastisjes.

Zëdhënësi i policisë Theodoros Kronopulos e përshkroi vrasjen si një "krim të rëndë, të kryer me egërsi ekstreme". Ai shtoi: "Ne kemi parë disa vrasje të tjera të shëmtuara gjatë gjithë viteve. Por kjo ishte jashtëzakonisht e egër dhe e dhunshme."

Gruaja e vrarë ka lindur në Greqi, por kishte një pasaportë britanike, tha policia. Znj. Crouch ishte studente në Universitetin e Pireut dhe në llogarinë e burrit të saj në Instagram çifti është fotografuar duke buzëqeshur me foshnjën. Grekët janë mësuar me vrasje gangsterësh, përfundon The Sun, por mbytja e gruas përpara fëmijës së saj ka shkaktuar në tronditje në vend.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco