VIDEO/ Në sy të fëmijës 1-vjeçar, grabitësit masakrojnë gruan, burrin e lidhin në karrige...

VIDEO/ Në sy të fëmijës 1-vjeçar, grabitësit masakrojnë gruan, burrin e lidhin në karrige...

08:52, 11/05/2021
A+ Aa A-

Një krim i tmerrshëm ndaj një gruaje të re ndodhi në orët e para të së martës në Greqi në një shtëpi në Glyka Nera, dhe konkretisht në Rrugën Panagouli 10. Sipas informacionit të parë, gruaja fatkeqe dhe nëna e një foshnje 11 muajshe u gjet e mbytur, ndërsa burri i saj 32 vjecar i prangosur në një karrige. Edhe foshnja 11 muajshe  e çiftit ishte gjithashtu në shtëpi.

Sipas informacioneve të deritanishme, grabitësit fillimisht e torturuan gruan për t’i zbuluar se ku kishte fshehur para dhe bizhuteri dhe më pas e mbytën, ndërsa ata varën edhe qenin e familjes. Motivi i autorëve, siç tregon gjithçka, ishte grabitja e shtëpisë, ndërsa autorët hynë në  shtëpi përmes një dritareje të vogël në katin përdhes.

Sipas informacionit paraprak burri i 20-vjeçares fatkeqe arriti të zvarritet deri tek  telefoni i tij  dhe të lajmërojë policinë për krimin brutal. Policia vlerëson se kjo është një grabitje. Autorët së pari e vranë qenin që të mos lehte dhe e varën në kangjella. Sipas raportit të policisë, tre autorë, të maskuar  me kapuç, hynë në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe po kërkonin para dhe bizhuteri. Sipas ERT, burri i gruas fatkeqe, me profesion pilot, dëshmoi në polici se në shtëpi kishte shumën prej 10,000 euro, e cila u grabit  nga autorët e krimit.   Foshnja u dërgua në spital, ku u gjet se ishte mirë me shëndet dhe më pas u kthye me të afërmit në Glyka Nera.

https://www.zougla.gr/greece/article/8riler-sta-glika-nera-nekri-gineka-me-ton-sizigo-demeno-dipla-tis

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco