Greqi/ 5 vjeçaren tentojnë ta rrëmbejnë me makinë, e plagosin për vdekje

Greqi/ 5 vjeçaren tentojnë ta rrëmbejnë me makinë, e plagosin për vdekje

19:55, 10/05/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Lechaina në Ilia të Greqisë, ku një vajzë pesë vjeçare humbi jetën, pasi u rrëmbye nga disa burra me makinë.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke vajza e vogël ishte në një zonë rurale me prindërit e saj.

Në një moment pesë vjeçarja i shpëtoi vëmendjes së prindërve të saj dhe u gjend në një rrugë rurale në zonë.

Në atë moment, grabitësit po kalonin pranë vendit të ngjarjes në makinën e tyre dhe nën rrethana ende të panjohura, e tërhoqën zvarrë pesë vjeçaren, duke e plagosur rëndë.

Vajza e vogël u dërgua në qendrën shëndetësore Barda, por më pas ajo humbi jetën.

Ndërkohë policia vijon hetimet se si ndodhi ngjarja tronditëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco