Greqi/ 50 vjeçari vret nënën e moshuar dhe vetëvritet me të njëjtën armë

Greqi/ 50 vjeçari vret nënën e moshuar dhe vetëvritet me të njëjtën armë

12:01, 10/05/2021
A+ Aa A-

Komuniteti lokal i Ptolemaidës në Greqi është tronditur nga lajmi për vrasjen e një gruaje 74-vjeçare nga djali i saj 50-vjeçar, i cili, pak më vonë, i dha fund jetës me të njëjtën armë me të cilën kishte qëlluar nënën e tij.

Sipas informacioneve, autori vuante nga probleme psikologjike dhe në të kaluarën është kuruar.

Ngjarja tragjike ndodhi brenda shtëpisë, në rrugën 3 Koroxenis, ku po qëndronin gruaja e moshuar dhe djali i saj.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ndërkohë sipas informacioneve të para kanë qenë të afërmit që i kanë gjetur ata të pajetë të banesë,  të cilët kanë shkuar për t’i kontrolluar pasi nuk kishin marrë asnjë lajm prej tyre, shkruan protothema.gr.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco