Greqia, Pasaportë Jeshile për turistët nga disa shtete, ja lista

Greqia, Pasaportë Jeshile për turistët nga disa shtete, ja lista

09:47, 10/05/2021
A+ Aa A-

Greqia është në fazat e fundit të përgatitjeve të saj për të hapur zyrtarisht sezonin turistik të shtunën, më 15 maj.

Plazhet e drejtuara nga koncesionet private u hapën të shtunën, një javë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, kështu që qeveria mund të vlerësojë efektin e hapjes tek turmat e njerëzve.

Qeveria dëshiron të integrojë të ashtuquajturën Pasaportë Jeshile që posedojnë vizitorët në Formularin e Lokatorit të Pasagjerëve (PFL) që vizitorët e ardhshëm i plotësojnë 48 orë para mbërritjes.

Kur plotësojnë formularin, përveç aeroportit nga po nisen, destinacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vizitorët do të shtojnë të dhënat nga Pasaporta Jeshile e tyre. Pra, nëse ata janë vaksinuar, janë sëmurur nga koronavirusi të paktën 20 ditë para mbërritjes dhe nëse ata janë testuar negativisht në një test PCR ose test antigjeni.

Pasaporta Jeshile do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe autoritetet greke duan të përmirësojnë procesin e inspektimit të pasagjerëve dhe të shmangin bllokimet në aeroporte ose në pikat kufitare.

Vizitorët nga vendet e mëposhtme marrin pjesë në programin e Pasaportës Jeshile:  Franca, Malta, Islanda, Hollanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Qipro, Spanja, Italia, Polonia, Portugalia, Danimarka, Hungaria, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, Irlanda, Sllovakia, Lichtenstein dhe Norvegjia.

Përveç këtyre vendeve, Greqia do të pranojë vizitorë nga Kina dhe Rusia dhe ata të vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse, përveç katër vaksinave të përdorura në vend dhe botën perëndimore (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer).

Menaxhimi me sukses i Pasaportës Jeshile është vetëm një nga qëllimet e qeverisë pasi vendi hap përsëri dyert e tij për turizmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco