Greqi/ 2461 raste të reja dhe 68 viktima nga Covid-19

Greqi/ 2461 raste të reja dhe 68 viktima nga Covid-19

17:13, 08/05/2021
A+ Aa A-

Në Greqi janë shënuar 2461 raste të reja me Covid dhe 68 viktima nga sëmundja, ndërsa 737 pacientë janë të intubuar, në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 360,577 (ndryshim ditor + 0,7%), nga të cilat 51,2% janë burra.

Në total numri i grekëve që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 ka shkuar në 10978 që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, 95.2% kishin sëmundje tjetër ose ishin 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 737, 62.0% janë burra. Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç. 83.7% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart.

Në 14 Maj Greqia përgatitet për të hapur sezonin turistik, ndërsa prej fillimit të këtij muaji janë lehtësuar shumë masa shtrënguese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco