Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Kroacia ndërton bazë ushtarake në Kosovë, reagon ashpër Serbia

Kroacia ndërton bazë ushtarake në Kosovë, reagon ashpër Serbia

15:14, 07/05/2021
A+ Aa A-

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen kosovare Donika Gërvalla, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman njoftoi se vendi i tij po krijon në Kosovë një kamp ushtarak.

Ai theksoi se ky kamp, po krijohet për të rritur stabilitetin, për të krijuar siguri edhe më të madhe në rajon. “Kroacia së fundmi ka vendosur të rrisë kontigjentin e vet brenda NATO-s në misionin e saj paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Ky i fundit ka rëndësi të posaçme për Kroacinë, sepse është stacionuar në fqinjin më të afërt e mund të ketë pasoja të vecantë për qëndrueshmërinë e mbarë rajonit”, u shpreh ai, teksa vlerësoi marrëdhëniet me Kosovën, të cilën e quajti një vend mik.

E gjithë kjo nuk është pritur mirë nga mediat në Serbi. Ndërtimin e kampit kroat ato e përshkruan si një “ngacmim “ nga ana e Kroacisë. “Provokim i ashpër nga Zagrebi: Kroacia po ndërton një bazë ushtarake në Kosovë dhe Metohi”, ishte titulli i madh i gazetës serbe Kurir. Kurir u fokusua tek kampi ushtarak, të cilin duket e sheh si kërcënim, e nuk përmendi komentet  e ministrit kroat që tha se shpreson që dialogu Prishtinë- Beograd të vazhdojë në qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco