Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Rriten rastet me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rriten rastet me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

17:15, 06/05/2021
A+ Aa A-

Vijon të jetë i lartë numri i jetëve të humbura nga Covid në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2260 teste nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me Covid 324 raste të reja dhe kanë humbur jetën 26 persona.

Ndërkohë krahasuar me ditët e fundit është vënë re dhe një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid.

Rastet e reja janë konfirmuar; në Shkup – 110, Kumanovë – 44, Ohër – 18, Strumicë – 17, Prilep dhe Tetovë nga 13, Shtip – 11, Manastir, Veles dhe Kërçovë nga nga 10, Sveti Nikollë – 9, Koçan dhe Vinicë – nga 8, Radovish – 6 , Gostivar dhe Dibër nga 4, Kavadar, Gjevgjeli, Resnjë, Kriva Pallankë, Kratovo dhe Makedonska Kamenica nga 3, Strugë, Negotinë, Berovë dhe Dellçevë nga 2, Probishtipi, Vallandovë dhe Demir Hisari nga 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 1178 pacientë nga koronavirusi.

Ndërkaq që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Maqedoni janë konfirmuar të infektuar me Covid 153461 raste, prej të cilëve 136545 janë shëruar, kurse 5042 kanë ndërruar jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco