Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Asnjë metro a tramvaj në Athinë të enjten, probleme edhe me fluturimet

Asnjë metro a tramvaj në Athinë të enjten, probleme edhe me fluturimet

14:25, 06/05/2021
A+ Aa A-

Athinë - Nuk ka pasur shërbime të metrosë, tramvajit në kryeqytetin grek të enjten, pasi punonjësit e transportit publik po marrin pjesë në një grevë 24-orëshe të deklaruar nga sindikata e nëpunësve civilë ADEDY dhe Sindikata e Punës e Athinës për të protestuar kundër një projekt-ligji të ri të punës të paraqitur nga qeveria e cila sipas tyre do të rrezikojë ditën e punës tetë orëshe.

Linja metro 1, 2 dhe 3 dhe tramvajet nuk do të funksionojnë gjatë gjithë ditës. Autobusët priteshin të funksiononin normalisht, por drejtuesit duhet të vendosnin në donin të bashkoheshin në grevë.

Probleme priten gjithashtu në fluturime, për shkak të një ndërprerjerje katër-orëshe të punës të deklaruar nga kontrollorët e trafikut ajror midis orës 11 dhe 3 pasdite. te enjten.

Katër fluturime ndërkombëtare dhe 14 të brendshme të Aegean dhe Olympic Air janë anuluar, ndërsa orët e nisjes dhe mbërritjes së nëntë fluturimeve të tjera ndërkombëtare dhe 20 të brendshme janë modifikuar.

Sindikatat thonë se ata janë "të vendosur t'i rezistojnë planeve të qeverisë për kthimin në kushtet e punës mesjetare" dhe deklarojnë se ata do të luftojnë për të mbrojtur karakterin publik dhe shoqëror të transportit publik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco