Shifra të larta në Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 96 viktima nga Covid

Shifra të larta në Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 96 viktima nga Covid

16:53, 05/05/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve ditorë me Covid.

Autoritetet tregojnë se nga 21 511 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 2 093 raste të reja dhe kanë humbur jetën 96 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rënë në spital për shkak të Covid 765 persona.

Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka arritur në 352,027 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 10,764 pacientë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco