Vuçiç shpërblen të gjithë personat që janë vaksinuar kundër pandemisë

Vuçiç shpërblen të gjithë personat që janë vaksinuar kundër pandemisë

11:14, 05/05/2021
A+ Aa A-

Të gjithë qytetarët që janë vaksinuar kundër Covid-19 apo që do të marrin dozën e parë deri më 31 maj do të marrin ndihmë nga shteti në shumë prej 3000 dinarë (25 euro), deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai tha se qeveria do të sjell një vendim të këtillë që të shpërblej njerëzit të cilët treguan përgjegjësi dhe njëkohësisht t’i motivojë të tjerët që të vaksinohen. Sipas Vuçiç, ndihmë do të marrin të gjithë personat e moshës mbi 16 vjeç.

Vuçiç më tej ka theksuar se vaksinimi është i domosdoshëm që të mund të funksionoj ekonomia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco