Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Greqi, grevë në në transportin publik të marten dhe të enjten

Greqi, grevë në në transportin publik të marten dhe të enjten

13:09, 04/05/2021
A+ Aa A-

Punonjësit e transportit publik po marrin pjesë në grevën e përvitshme të deklaruar nga Konfederata e Përgjithshme e Punëtorëve Grekë  për kremtimin e Ditës së Punës në 4 maj dhe të Unionit të Punës të Athinës të enjten, datë 6 maj.

Festimet e Ditës së Punës u shtynë javën e kaluar pasi këtë vit dita përkoi me të Shtunën e Madhe Ortodokse.

Të martën, autobusët operojnë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00. Linjat 2 dhe 3 të Metros do të jenë të hapura nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 21:00. ndërsa nuk do të ketë shërbim metro nga stacioni Doukissis Plakentias për dhe nga aeroporti.

Nuk do të ketë shërbim tramvaji nga mesdita deri në orën 4 pasdite ndërsa trenat dhe hekurudha urbane (proastiakos) nuk do të bëjnë rrugët e tyre.

Shërbimi i metrosë në linjën 1 do të kryhen normalisht.

Të enjten, linjat e metrosë 1, 2 dhe 3 dhe tramvajet nuk do të veprojnë gjatë gjithë ditës për shkak të një greve 24 orë të deklaruar nga sindikatat e tyre të punës për të protestuar për një projekt-ligj të ri të punës të paraqitur nga qeveria.

Sindikatat thonë se ata janë "të vendosur t'i rezistojnë planeve të qeverisë për kthimin në kushtet e punës mesjetare" dhe deklarojnë se ata do të luftojnë për të mbrojtur karakterin publik dhe shoqëror të transportit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco