Rekord viktimash/ Konfirmohen 214 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

Rekord viktimash/ Konfirmohen 214 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

18:18, 01/05/2021
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit, një numër i lartë viktimash është shënuar në Maqedoninë e Veriut.

Autoritet shëndetësore bëjnë me dije se kanë humbur jetën 36 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid nga 2 276 teste 214 raste të reja.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 94, Kumanovë – 29, Tetovë – 19, Prilep dhe Vinicë nga 7, Ohër – 6, Veles, Koçan, Negotinë dhe Sveti Nikollë nga 5, Shtip dhe Strumicë nga 4, Manastir, Kavadar, Strugë dhe Kërçovë nga 3, Gostivar, Radovish dhe Bogdanci nga 2, Gjevgjeli, Resnjë, Dellçevë, Probishtip, Krushevë dhe Makedonski Brod nga 1.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka shkuar në 152.581, mijë persona mes të cilëve kanë humbur jetën 4 891 qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco