Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 75 viktima nga Covid

Greqi/ Mbi 2 mijë raste të reja dhe 75 viktima nga Covid

17:26, 22/04/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar 2,759, raste të reja me Covid-19.  

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 326,395, nga të cilët 51.3% burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 55 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2,872 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Në 24 orët e fundit, 75 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 9,788 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco