Lajmi i fundit

EMRAT/ Iu gjet sasi droge në banesë, arrestohet 60-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim i biri

Ministri i Jashtëm gjerman viziton sot Kosovën, ja agjenda

Ministri i Jashtëm gjerman viziton sot Kosovën, ja agjenda

10:50, 22/04/2021
A+ Aa A-

 

Shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas, këtë të enjte do të vizitojë Prishtinën, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Berlin.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani,  kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Nga ambasada gjermane është bërë e ditur se fokusi i takimeve janë çështjet bilaterale, përafrimi më BE-në si edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruajnë mediat në Kosovë.

Agjenda e vizitës së kryediplomatit gjerman në Kosovë:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30)

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco