Greqi/ Mbi 1 mijë raste të reja dhe 78 viktima nga Covid

Greqi/ Mbi 1 mijë raste të reja dhe 78 viktima nga Covid

16:46, 19/04/2021
A+ Aa A-

Në Greqi janë konfirmuar 1,607 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 316.879, nga të cilët 51.3% burra.

Sipas të dhënave, në orët e fundit kanë humbur jetën si pasojë e virusit 78 persona, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 9,540 vdekje. 95.5% kishin sëmundje të tjera.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 847 (62.1% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco