Greqi/ Ulen rastet e vdekjeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Greqi/ Ulen rastet e vdekjeve nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

18:26, 18/04/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit ka shënuar rënie numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi.

Sipas autoriteteve të shëndetit në vendin fqinj, rastet e reja për sot ishin 1829.

Në total, numri i rasteve pozitive në Greqi shkon në 315273, prej të cilëve 51.3% janë burra.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 57 rezulton të kenë lidhje me udhëtime nga jashtë dhe 3374 kanë qenë raste kontakti.

Ulje ka pësuar edhe numri i rasteve fatale që për sot ishin 65.

Që nga fillimi i pandemisë, bilanci i viktimave shkon në 9.462 vdekje.

Sipas të dhënave, 95.5% të personave që kanë ndërruar jetë kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco