Bien infektimet/ Shënohen 34 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

Bien infektimet/ Shënohen 34 viktima nga Covid në Maqedoninë e Veriut

16:49, 12/04/2021
A+ Aa A-

Në Maqedoninë e Veriut, janë infektuar 193 persona në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njofoti se kanë ndërruar jetë edhe 34 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Prej rasteve pozitive njoftohet se në Shkup janë shënuar-110, Prilep – 16, Kavadar – 15, Kumanovë – 12, Shtip – 9, Tetovë – 7, Koçan dhe Kërçovë – nga 4, Veles – 3, Manastir, Strugë dhe Dibër – nga 2, Ohër, Strumicë, Negotinë, Gjevgjeli, Shën Nikollë, Valandovë dhe Makedonski Brod – nga 1 në secilin qytet.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.014 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 142.034, prej të cilëve 117.794 janë shëruar, ndërsa 4.262 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (12 prill) është 19.978.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco