‘I ndalojnë raportimin me plumba’/ Vritet gazetari investigativ grek

‘I ndalojnë raportimin me plumba’/ Vritet gazetari investigativ grek

18:03, 09/04/2021
A+ Aa A-

Një gazetar hulumtues grek është qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Athinë të premten.

Gazetari, Giorgos Karaivaz ka punuar për transmetuesin privat Star dhe gjithashtu ka drejtuar portalin e lajmeve - bloko.gr.

“Vrasja e tij ndodhi përmes disa të shtënave”, tha për AFP-në një burim i policisë.

"Kjo vrasje na ka tronditur të gjithëve", tha zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni përmes një deklarate, duke bërë të ditur se autoritetet janë duke zhvilluar hetime.

Sipas raportimeve të mediave greke ai është qëlluar nga dy burra të cilët kanë qarkulluar me një motor.

“Dikush zgjodhi që atë ta heshtte. Përmes plumbave t’ia ndalonte raportimin”, shkruan portali bloko.gr. Sipas raporteve, Karaivaz, i cili ishte një nga gazetarët më me përvojë në raportimet për krimin në Greqi.

Ai ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

Vrasjet e gazetarëve janë të rralla në Greqi, megjithëse objektet e mediave greke shpesh kanë qenë në shënjestër të sulmeve./ REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco