Greqi/ 2747 raste të reja dhe 78 viktima nga Covid

Greqi/ 2747 raste të reja dhe 78 viktima nga Covid

17:58, 09/04/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në Greqi janë konfirmuar 2747 raste të reja, nga të cilat 9 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 290,964, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 790.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë 1839 pacientë janë larguar nga ICU.  Pranimet e pacientëve të rinj Covid-19 në spitalet e territorit janë 559.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithashtu edhe 78 vdekje të pacientëve me COVID, ndërsa që nga fillimi i epidemisë konfirmohet një total prej 8,758 vdekje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco