Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Frikë në Beograd, kamioni me raketa përmbyset në rrugë

Frikë në Beograd, kamioni me raketa përmbyset në rrugë

15:11, 09/04/2021
A+ Aa A-

Në bypass-in rreth Beogradit në drejtim të Ostruznica është krijuar një gjendje kaosi për shkak të trafikut të krijuar.

Trafiku është krijuar sepse një kamion ushtarak që po transportonte raketa aktive, u përmbys në rrugë mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i kamionit, e cili kishte humbur kontrollin e mjetit, është plagosur lehtë dhe nuk është në rrezik për jetën. Edhe dy pasagjerët e tjerë, që ndodheshin në kamion, janë plagosur lehtë.

Gjithashtu jeta e banorëve dhe mjedisi nuk janë në rrezik, duke marrë parasysh specifikën e ngarkesës dhe se njëra prej raketave kishte dalë jashtë kamionit.

Tashmë rruga është bllokuar në të dy drejtimet ndërsa raketat po transportohen në Pasuljanske livade.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco