Vdekjet, intubimet dhe rastet e reja akoma të larta në Greqi Një burrë shikon nga deti gjatë kohës që ushqen një grup macesh endacakë në bregun Flisvos, në Athinën jugore, të enjten.

Vdekjet, intubimet dhe rastet e reja akoma të larta në Greqi

07:16, 09/04/2021
A+ Aa A-

Athinë - Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Greqi arriti  në 8,680 të enjten pasi Covid mori 73 jetë të tjera, sipas buletinit ditor të botuar nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik (EODY).

Numri i pacientëve të intubuar në spitalet e vendit gjithashtu vazhdoi të jetë i lartë deri në 776, ndërsa transmetimi nuk tregon shenja të zbutjes, me 3,228 raste të reja të raportuara deri pasditen e së enjtes.

Shifrat nuk tregojnë ndonjë përmirësim të dukshëm nga buletini i së mërkurës, i cili raportoi 3,445 raste të reja, 75 fatalitete dhe 749 pacientë në ventilator.

Dallimi midis rasteve të reja të martën krahasuar me të mërkurën dhe të enjten, megjithatë, shpjegohet nga numri i testeve të kryera, i cili ishte 75 mijë të martën përkundër të enjtes 58 mijë dhe të mërkurës 55 mijë.

Ndërkohë, pranimet në spital ishin gjithashtu të larta, 595, ku pavjonet për Covid-19 ishin zënë në në 57% dhe në repartet e kujdesit intensiv të koronavirusit në 83%. Nga ana tjetër, 482 pacientë dolën nga spitali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco