VIDEO/ Vajza e kryeministrit merr para me makinë protestuesit, plagosen 2 persona

VIDEO/ Vajza e kryeministrit merr para me makinë protestuesit, plagosen 2 persona

20:10, 08/04/2021
A+ Aa A-

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i ka dalë në mbrojtje vajzës së tij, e cila mori para një grup protestuesish të cilët kishin bllokuar rrugën.

Sipas kryeministrit Krivokapiq, vajza e tij është një person i mbrojtur prej shtetit dhe ishte në automjetin zyrtar që u sulmua sot më herët në rrugën Nikshiq – Podgoricë.

Ai tha se si “baba kurrë nuk do t’i harrojë lotët dhe frikën e saj” dhe se “nuk do të lejojë egërsinë dhe paligjshmërinë”.

“Sot, u sulmua automjeti zyrtar në të cilin ishte vajza ime, një person i mbrojtur. Si baba, nuk do t’i harroj lotët dhe frikën e saj. Si Kryeministër, nuk do t’ju lejoj egërsi dhe paligjshmëri! Rendi dhe ligji do të sundojnë në vendin që nuk jeni mësuar. Do ta shihni shpejt”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

Më herët sot, në rrugën Podgoricë – Nikshiq, kishte një incident në të cilin dy shtetas u plagosën lehtë. Një grup qytetarësh u përpoqën të parandalonin kalimin e automjeteve të Qeverisë së Malit të Zi, duke u ulur në parakolp.

Ndryshe, Krivokapiq ka akuzuar presidentin malazez, Milo Gjukanoviq se po prodhon trazira dhe se duhet të ndalet me provokimet.

“Trazirat që prodhon nuk do të ndalojnë dorën e drejtësisë dhe sundimin e ligjit! Të dy ligjet e prokurorit dhe vendimi për të ndryshuar kriteret për marrjen e shtetësisë do të miratohen në interes të shtetit të Malit të Zi dhe shtetasve të tij dhe asnjë mbledhje organizuar nga DPS do ta ndalojë atë”, shkroi Krivokapiq në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco