Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Politikani serb reagon ashpër ndaj ambasadorit gjerman në Beograd: Kërko falje nëse do që të shërbesh këtu

Politikani serb reagon ashpër ndaj ambasadorit gjerman në Beograd: Kërko falje nëse do që të shërbesh këtu

11:43, 08/04/2021
A+ Aa A-

“Deklarata e turpshme e ambasadorit gjerman në Beograd, Thomas Schieb, se Serbia duhej të bombardohej në 1999 për ta parandaluar gjenocidin, është kulmi i cinizmit”, tha sot kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popoviç, raporton Tanjug.

“Është veçanërisht perfide”, tha Popoviç, “që Ambasadori Svhieb e tha këtë në ditët kur populli serb po shënon tetë dekada që nga bombardimi i Beogradit nga bombarduesit nazist”.

Politikani serb ka shkuar edhe më larg, duke e konsideruar deklaratën e ambasadorit gjerman si përpjekje për ta falsifikuar historinë.

“Është e qartë se kjo është një përpjekje tjetër për ta falsifikuar historinë, ku një përfaqësues i kombit gjerman, i cili është përgjegjës për miliona vdekje në Luftërat e Parë dhe të Dytë Botërore, po përpiqet t’i paraqesë serbët si njerëz të gjenocidit dhe agresorë”, tha Popoviç.

Ai i kërkoi ambasadorit Schieb që të kërkojë falje.

“Ne kërkojmë nga ambasadori gjerman që t’i kërkojë falje popullit serb për fyerjet që ai i shqiptoi, nëse dëshiron të vazhdojë ta kryejë me besueshmëri detyrën e përfaqësuesit diplomatik të vendit të tij në Republikën e Serbisë”, deklaroi Popoviç.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco