Rekord infeksionesh/ Mbi 55 mijë raste të reja nga Covid në Turqi

Rekord infeksionesh/ Mbi 55 mijë raste të reja nga Covid në Turqi

21:55, 07/04/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Turqia ka regjistruar 54,740 raste të reja të koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vendi ka arritur një tjetër rekord absolut që nga shpërthimi i pandemisë vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, 276 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 32,943.

Javën e kaluar, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi shtrëngimin e masave kufizuese, duke përfshirë rifillimin e një bllokimi total në të gjithë vendin gjatë Ramazanit, i cili fillon në 13 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco