Greqia frikëson rivalët, amerikanët të gatshëm ta armatosin me avionët luftarak  F-35

Greqia frikëson rivalët, amerikanët të gatshëm ta armatosin me avionët luftarak F-35

14:59, 04/03/2021
A+ Aa A-

Ambasadori amerikan në Athinë ka bërë një deklaratë të fortë sot gjatë stërvitjes së përbashkët mes forcave të SHBA-ve dhe atyre greke, ç’ka duket se ka shkaktuar shqetësim të madh në Ankara.

Geoffrey Pyatt tha sot gjatë takimeve me gjeneralët grekë teksa kryhej stërvitja se amerikanët ishin të gatshëm që t’i shisnin Athinës avionët e avancuar F-35.

“Ne jemi gati t’ua ofrojmë Greqisë avionët F-35 kurdo që ata të duan“, tha Pyatt sipas “Kathimerini“.

Më shume se sa një shqetësim sa i përket sigurisë së Turqisë, kjo deklaratë ka shkaktuar acarim tek ata për faktin se ushtria turke ishte pjesë e programit bashkë me amerikanët dhe disa vende të tjera të NATO-s për prodhimin e këtij avioni, por u përjashtuan prej tij nga SHBA-të pas blerjes së raketave ruse S-400.

Pikërisht këtë gjë turqit nuk mund ta duronin, nisur edhe nga fakti se grekët nuk kanë qenë në këtë program, e megjithatë amerikanët janë të gatshëm t’ua shesin avionin në fjalë, i cili do t’i ofronte atyre një supremaci ajrore në Egje.

Mediat turke i kanë kushtuar mjaft vëmendje kësaj deklarate gjatë ditës së sotme duke i etiketuar amerikanët si armiq të popullit turk dhe se po mbështesin në mënyrë të njëanshme Greqinë në këtë rivalitet në rajon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco