Zoran Zaev tregon forcën, i mbijeton votëbesimit të dytë në parlament

Zoran Zaev tregon forcën, i mbijeton votëbesimit të dytë në parlament

12:04, 04/03/2021
A+ Aa A-

Qeveria e Zoran Zaev fiton votëbesimin në Kuvend pas mocionit të kërkuar nga vetë ai. Gjithçka erdhi si pasojë e pretendimeve të opozitës së VMRO-DPMNE, e cila pretendonte se zotëronte shumicën dhe kundërshtonte qeverinë e tij, mirëpo 62 votat e marra mbrëmë konfirmuan të kundërtën. Në momentin e votimit opozita u largua nga salla.

“6 muaj pasi mora besimin për këtë qeveri, më thanë se ajo do të bjerë, se nuk ka besim. 3-4 muaj paralajmërojnë procedura për mosbesimin e qeverisë e që sot të mos jenë as prezente në sallë. Kjo është çështje guximi dhe përgjegjësie”, deklaroi Zoran Zaev.

Votëbesimi u bë pa debat, pasi Zaev e paraqiti kërkesën në bazë të nenit të rregullores mbi punën e Kuvendit, që nuk parasheh debat, por vetëm votim për punën e Qeverisë.

Opozita e kritikoi këtë propozim dhe tha se Zaev ka frikë të përballet me fjalimet e opozitës për dështimin e punës së Qeverisë.

Zoran Zaev, kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, drejton Qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut që nga 31 gushti, 2020, pas fitores në zgjedhjet e 15 korrikut.Partia e tij është në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim dhe disa parti më të vogla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco