Rriten viktimat në Greqi/ Mbi 2 mijë raste me Covid në 24 orë

Rriten viktimat në Greqi/ Mbi 2 mijë raste me Covid në 24 orë

16:58, 03/03/2021
A+ Aa A-

Në Greqi kanë humbur jetën 40 pacientë me Covid në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 6,597.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 2,702 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 431 pacientë ndodhen në intubim.

Pavarësisht masave shtrënguese situata epidemiologjike në Greqi mbetet shqetësuese. Ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me Covid ka arritur në 197,279 të prekur, ku 51,7% prej tyre janë meshkuj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco