Greqia i fut fshesën parisë së ushtrisë, Këshilli i Sigurisë pret shumë koka drejtuesish

Greqia i fut fshesën parisë së ushtrisë, Këshilli i Sigurisë pret shumë koka drejtuesish

14:33, 02/03/2021
A+ Aa A-

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Greqi ka shkarkuar nga detyra një numër të madh drejtuesish të ushtrisë greke gjatë mbledhjes së sotme.

Vendimet e marra sot, siç raportojnë mediat lokale, kanë larguar një numër të madh gjeneralësh, lietnantësh si edhe oficerë të ndryshëm nga detyra duke i zëvendësuar me të tjerë.

Ndryshimet kanë përfshirë të gjithë ushtrinë siç janë aviacioni, këmbësoria, forcat e blinduara si edhe marina.

Këto ndryshime vijnë në kulmin e krizës me Turqinë ku të dyja vendet flasin herë pas here edhe me retorikë lufte ndaj njëri-tjetrit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco