Serbia ‘donatori i rajonit’ furnizon Sarajevën me 10 mijë vaksina

Serbia ‘donatori i rajonit’ furnizon Sarajevën me 10 mijë vaksina

13:44, 02/03/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të martë ka dërguar 10 000 doza vaksine , në Sarajevë. Dozat e vaksinës AstraZeneca do të shpërndahen në Federatën e Bosnjës  në njërin nga dy entitetet e këtij vendi.

Vuçiç tha në Aeroportin e Sarajevës se “është i lumtur nëse këto vaksina shpëtojnë jetë në Bosnje e Hercegovinë”.

“Cilëndo vaksinë që e duan qytetarët e Bosnjës, ne do ta shpërndajmë. Çështja është te besimi në njëri-tjetrin. Ne kemi pritur ndihmën e njerëzve shumë më të fuqishëm, por po mbështetemi te njëri-tjetri. Ne në Serbi nuk mund të jemi të lumtur nëse njerëzit në Sarajevë, Banja Llukë ose Tuzëll nuk janë të lumtur”, tha Vuçiç.

Entiteti tjetër i Bosnjës, Republika Sërpska, ka nisur vaksinimin në shkurt, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia. Republika Sërpska ka pranuar vaksina ruse Sputnik V.

Serbia i ka dhuruar vaksina edhe Malit të Zi, edhe Maqedonisë së Veriut. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia besohet se ka vaksinuar numrin më të madh të qytetarëve kundër koronavirusit.

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë siguruar vaksina ruse, kineze dhe të kompanive perëndimore, si: Moderna, Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca. Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka nisur ende imunizimin e popullatës kundër koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco