Mjeku shqiptar që tentoi t'i shpëtojë jetën, kryebashkiakut të Zagrebit Gzim Rexhepi

Mjeku shqiptar që tentoi t'i shpëtojë jetën, kryebashkiakut të Zagrebit

13:58, 01/03/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkësisë së Zagrebit, Milan Bandië, vdiq të shtunën ndërkohë që pranë tij ishte miku i ngushtë, Gzim Rexhepi, që tentoi t’ia shpëtonte jetën por pa sukses, shkruajnë mediat kroate.

Pas rastit tragjik, Rexhepi ka folur për mediat, duke thënë se atë natë ishin kthyer në Zagreb ku edhe ishin takuar me Bandiqin. Sipas rrëfimit të mjekut shqiptar, kreu i Bashkësisë së Zagrebit ishte çuar për të pirë ujë, kur edhe u rrëzua, shkruajnë mediat kosovare.

Mjeku thotë se kishte filluar t’i jepte ndihmën e parë menjëherë e po të njëjtën gjë e kishin vazhduar edhe mjekët e tjerë pasi erdhi Urgjenca, por përpjekjet e tyre fatkeqësisht përfunduan pa sukses.

“Si shoku i tij, unë jam jashtëzakonisht i trishtuar dhe i pakënaqur që isha ai që duhej të kisha filluar reanimacionin”, tha Rexhepi, duke shtuar se ndonjëherë në jetë njeriu mund të zgjedhë, por ai nuk mundi.

Rexhepi ka bërë thirrje që familja të lihet e qetë pas disa spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjete sociale.  “Lërini njeriun, familjen dhe të dashurit e tij të vajtojnë në paqe. Na duhet pak më shumë respekt për njëri-tjetrin, pak më shumë besim në të vërtetën”, tha ai. “Ne që jetojmë në Zagreb, do të kemi një moment çdo ditë për të kujtuar Milanin e madh”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco