Vuçiç kritikon BE-në: Pasaportat e vaksinimit rrisin diskriminimin mes njerëzve

Vuçiç kritikon BE-në: Pasaportat e vaksinimit rrisin diskriminimin mes njerëzve

12:18, 01/03/2021
A+ Aa A-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka kritikuar propozimin e  BE-së  për të miratuar ‘pasaportat anti-Covid’.

Sipas propozimit të BE-së, këto pasaporta do t’u japin  mundësinë personave të vaksinuar të udhëtojnë lirshëm.

Pasaportat janë “të pakuptimta” dhe “anti-europiane”, tha ai, sepse ato do t’i detyrojnë njerëzit vaksinohen dhe kjo do të rrisë edhe më tepër diskriminim midis njerëzve.

Franca dhe Gjermania “ishin kundër pasaportave antiCovid në fillim, por padyshim që presioni është i madh”, tha Vuçiq.

Ndërkohë rikujtojmë se Greqia ka miratuar përdorimin e certifikatave antiCovid. Sistemi ka nisur të funksionojë një javë më përpara dhe brenda dy ditësh që nga miratimi  janë lëshuar 55 mijë certifikata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco