Ndërron jetë papritur kryebashkiaku i Zagrebit

Ndërron jetë papritur kryebashkiaku i Zagrebit

21:09, 28/02/2021
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë nga një sulm në zemër, kryebashkiaku i kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebit, Milan Bandiç.

Ai ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare. Zyra e Informacionit të qytetit tha se kryebashkiaku ka ndërruar jetë këtë mëngjes.

Bandiç lindi në Grude në Bosnjë dhe Hercegovinë në 1955, ku mbaroi shkollën fillore dhe shkollimin e mesëm.

Ai u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit.

Ai ishte martuar dhe kishte një vajzë. Midis viteve 1995 dhe 2000, Bandiç ishte këshilltar në Asamblenë e Qytetit të Zagrebit dhe anëtar i parlamentit nga 2000, kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Zagrebit, post në të cilin u rizgjodh në 2001.

Në vitin 2002, ai u zgjodh nënkryetar i Bashkisë dhe në 2005 ai u zgjodh përsëri kryetar i Bashkisë. Ai u rizgjodh kryetar bashkie në 2009, 2013 dhe 2017. Ai ishte gjithashtu president i Bandi? Milan 365 – Partia e Punës dhe Solidaritetit. Ai dikur ishte anëtar i Partisë Social Demokrate.

Nënkryetarja e Bashkisë Jelena Paviçiç Vukiçeviç do të drejtojë Zagrebin deri në zgjedhjet lokale në maj. Ajo është nënkryetare e Bandic Milan 365 – Partia e Punës dhe Solidaritetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco