Greqi/ 1630 të infektuar dhe 29 viktima nga Covid-19

Greqi/ 1630 të infektuar dhe 29 viktima nga Covid-19

16:54, 27/02/2021
A+ Aa A-

Rastet e reja me koronavirus në Greqi mbetën në një nivel shumë të lartë, 1630 të infektuar në 24 orët e fundit.

Ndërkohë 29 pacientë humbën jetën në spitale, ndërsa 379 po vijojnë betejën me sëmundjen, që deri tani në vendin fqinj ka marrë 6468 persona nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka shkuar në 189,831, nga të cilat 51.8% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 52 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Numri i pacientëve të trajtuar në spitale është 379 (71% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 84.2% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart. Për shkak të rritjes së rasteve Greqia shtrëngoi masat edhe në pikat kufitare, mes tyre edhe me Shqipërinë (lexoni këtu rregullat e reja).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco