Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe 554 raste të reja me Covid-19

Maqedoni e Veriut/ 8 viktima dhe 554 raste të reja me Covid-19

16:43, 26/02/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 3,477 teste, ndërsa janë regjistruar 554 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja vijon: në Shkup – 258, Kavadar – 51, Prilep – 41, Kumanovë – 25, Negotinë – 22, Ohër – 18, Tetovë – 16, Strugë – 13, Gjevgjeli – 12, Manastir – 11, Veles, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 10, Shtip – 8, Kërçovë -7, Gostivari dhe Vallandovë nga 6, Krushev dhe Bogdanci nga 5, Probishtip dhe Demir Hisar nga 4, Koçan – 3, Dellçev nga 2, Sveti Nikollë, Dibër, Berovë, Vinicë, Kratovë, Demir Kapi dhe Pehçev nga 1.

Ndërkohë janë regjistruar tetë viktima. Dy pacientë nga Shkupi (77, 70) dhe nga një pacientë në Prilep (72), Kavadar (73), Ohër (71), Resnjë (68), Vallandov (66) dhe Dojran (64).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 101.762, numri i pacientëve të shëruar është 90.895, numri i të vdekurve është 3.119, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.748 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco