Dendias i ashpër ndaj Turqisë: Do të reagojmë si duhet dhe kur duhet

Dendias i ashpër ndaj Turqisë: Do të reagojmë si duhet dhe kur duhet

13:52, 26/02/2021
A+ Aa A-

Edhe pasi u takuan në për të ulur tensionet mes tyre Greqia dhe Turqia vijojnë politikën llogorove. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u është përgjigjur kërcënimeve nga pala turke sa i përket çështjes së detit Egje

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias , u shpreh në parlament se: "Unë përsëris që vendi ynë është i sigurt. Turqia nuk do të ketë sukses në krijimin e sindromës së qenit Pavlov në Greqi. Greqia reagon si duhet dhe kur duhet. "Jo kur dhe si dëshiron Turqia , veçanërisht kur e bën për arsye kaq të qarta, madje edhe për një nxënës të shkollës fillore,"

Ai shtoi se "ai është i lumtur që sot, ndryshe nga e kaluara, e gjithë bota politike ka lexuar në të njëjtën mënyrë planifikimin e qartë dhe provokues turk".

Konfliktet greko-turke kanë vite që nuk po gjejnë një gjuhë të përbashkët në zgjidhjen e tyre, edhe pse faktori ndërkombëtar ka bërë shumë herë thirrje që dy vendet pjesëtare të NATO-s të ulen në tryezën e bisedimeve.

Hapësira detare dhe shfrytëzimi i burimeve të energjisë në Detin Mesdhe dhe Detin Egje është burimi kryesor i mosmarrëveshjes ndërmjet tyre

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco