Përgjime të paligjshme, gjykata maqedonase dënon ish kryespiunin

Përgjime të paligjshme, gjykata maqedonase dënon ish kryespiunin

12:47, 26/02/2021
A+ Aa A-

Ish-shefi i DSK-së së Maqedonisë së Veriut Sasho Mijallkov është dënuar me 12 vite burg për çështjen “Target-Fortesa”.

Mijallkov akuzohet për përgjim të paligjshëm dhe shkatërrim të pajisjes së përgjimit. Seanca gjyqësore në Gjykatën Penale të Shkupit është mbajtur ditën  e sotme.

Sasho Mijallkov, u soll nga arresti shtëpiak të cilin ia caktoi gjykata si masë sigurie.

Në “Target-Fortesa” të akuzuar janë dhe shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuari në DK Nikola Boshkoski të cilët janë në arrati në Greqi, ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, Vlladimir Varelov i punësuar bë DSK dhe 5 persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas mediave maqedonase, përmes tre sistemeve për përgjim në DSK, në periudhën prej 2008 deri në 2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra të telefonit, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.

Përgjimi në mënyrë direkte dhe indirekte ka përfshirë afro 20 mijë qytetarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco