‘Atdheu i Kaltër’/ Turqia me lëvizje surprizë në Egje, gati manovra ushtarake me 87 anije dhe avionë

‘Atdheu i Kaltër’/ Turqia me lëvizje surprizë në Egje, gati manovra ushtarake me 87 anije dhe avionë

16:47, 25/02/2021
A+ Aa A-

Pas valës së re të tensionit mes Greqisë dhe Turqisë, anija turke “Cesme” larguar nga deti Egje.

Sipas informacioneve, Turqia ndërkohë do të fillojë një stërvitje të madhe ushtarake, të quajtur “Atdheu i Kaltër”.

Anija “Cesme” u largua në mëngjes nga zona e NAVTEX-it në Egjeun qendror – dhe sipas informacionit, ajo po drejtohet për në Izmir, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet në zonë.

“Ndoshta, largimi i “Cesme” ka të bëjë me stërvitjen e madhe turke të quajtur “Atdheu i Kaltër” që do të zhvillohet nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe” shkruajnë mediat greke.

Siç është njoftuar nga Ankaraja, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca të tjera do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake, ku Turqia do të tregojë forcën.

Të martën ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar akuzoi Greqinë për “ngacmimin” e anijes “Cesme”, diçka që e mohoi kategorikisht Athina. Ende nuk dihet cfarë do të ndodhë me raundin e 62 të negociatave mes dy vendeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco