Maqedonia e Veriut siguron 100 mijë doza vaksine ‘Sputnik V’ kundër koronavirusit

Maqedonia e Veriut siguron 100 mijë doza vaksine ‘Sputnik V’ kundër koronavirusit

14:04, 25/02/2021
A+ Aa A-

Në një kohë kur mungesa e vaksinave po bëhet shqetësuese Maqedonia e Veriut ka miratuar përdorimin e vaksinave ruse Sputnik V, më saktësisht është mbyllur marrëveshja për gati 100 mijë doza.

Lajmin  e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot para poliklinikës së ‘Bukuresht’.

Dje, qeveria më autorizoi të nënshkruaj një kontratë për furnizimin e vaksinave nga Rusia. Kishim një seancë të mbyllur. Marrëveshja është praktikisht me të njëjtat parime si marrëveshjet e tjera. Kjo është një sasi prej 100 mijë dozash”, tha Filipçe duke shtuar se përmes përfaqësuesve të Ambasadës së Rusisë po përpiqet të marr informacion më të saktë në lidhje me datën e arritjes së vaksinave në vend.

Shkupi zyrtar ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me vonesat e furnizmit të vaksinave nga Bashkimi Europian, ndaj ka vepruar në mënyrë të pavarur për të gjetur vaksinat anti Covid. Shtete të shumta të Ballkanit, si Serbia, Mali i Zi, Republika Srpska e Bosnjës kanë pranuar vaksinën ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco