Rriten frikshëm infeksionet në Greqi, konfirmohen 22 viktima nga Covid-19

Rriten frikshëm infeksionet në Greqi, konfirmohen 22 viktima nga Covid-19

17:00, 23/02/2021
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në Greqi, janë shënuar 22 viktima ndërsa rastet e reja kanë kapërcyer në 2147.

Gjithashtu 357 pacientë janë shtruar në spitale për të marrë trajtim si pasojë gjendjes së rënduar nga koronavirusi.

Krahasuar me ditën e djeshme numri i të infektuarve është rritur në mënyrë alarmante. Në 24 orët e kaluara ishin 880 të infektuar, ndërsa sot 2147 persona.

Rekordi i rasteve ditore u shënua në 12 nëntor të vitit të kaluar, 3316 brenda 24 orëve. Ndërsa numri më i lartë i vdekjeve për shkak të virusit për 24 orë u regjistrua në 28 nëntor, ku 121 pacientë vdiqën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco